Vesa Luma hap zemrën: Nuk kam frymëzim, s’është e lehtë për mua!

Në muajin mars Vesa Luma u rikthye me një projekt të ri muzikor, pas një pauze për shkak të largimit në Zelandën e Re. Këngëtarja publikoi këngën “S’paska qenë e shkrume” dhe premtoi se do të sillte më shumë projekte. Megjithatë Vesa nuk ka publikuar ende diçka dhe duket se nuk do të ketë ndonjë këngë prej saj për momentin. Së fundmi këngëtarja ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ çdo ndjesi të saj dhe ka treguar se çfarë e ka penguar të publikojë projekte të reja. “Dua t’ju kërkoj falje të gjithë ju që më shkruani e prisni të lançoj projektet e premtuara, por t’ju them të drejtën dhe të tregohem shumë e sinqertë nuk më vjen frymëzim në asnjë moment… Besoj janë shumë faktor që po ndikojnë në këtë gjendjen time. Nga fillimi i jetës së re, për të cilën tashmë jeni në dijeni, e deri tek mundimi i madh për të kuptuar tendencat e çuditshme shqiptare që të japin një presion për të nxjerrë nga 10 këngë në vit, investime të cilat barazohen me 0, ngaqë sipas 98% të rasteve as do të mbahen mend vitin tjetër e lëre më të jetojnë gjatë. Unë gjithë jetën kam jetuar nga fryma e muzikës, por kësaj here nuk dua të më marrë përpara euforia e të jem përsëritëse e gjërave që kam bërë tani e përpara shumë viteve”, ka shkruar Vesa. Ajo ka shtuar se për të është e rëndësishme të gjejë një ekuilibër dhe ka falenderuar të gjithë ata që vazhdojnë ta mbështesin. “Dua të gjej një ekuilibër mes gjithë këtyre gjërave, gjë që nuk është e lehtë për mua, por është tepër e rëndësishme për mua të gjej drejtimin e duhur për t’i vënë gjërat aty ku duhet të jenë, me profesionalizëm e dashuri. Faleminderit që shtoheni çdo ditë e më shumë, pavarësisht ‘hallakatjeve’ të mendjes sime për momentin. Do të mundohem të mos ju zhgënjej, shkruan Who. Faleminderit”, ka përfunduar këngëtarja. Për Vesën dhe partnerin e saj, Big Basta, vitet e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta, pasi atyre ju duhet të jetojnë kilometra larg, njëri në Zelandë të Re e tjetri në Shqipëri.