Verë e çmendur për VIP-at shqiptarë/ Bleona dhe Alban Ramosaj zhvishen në Ibiza

Bleona Qereti i është bashkuar grupit të Alban Ramosajt, Aurela Hoxhës dhe Endrit Mertirit për pushimet më të çmendura që ka kaluar ndonjëherë. Pasi ndoqën bashkë sfilatën e linjës së të brendshmeve të Aurela Hoxhës, grupi vijoi pushimet në Spanjë! Bleona ka ndarë me fansat disa video nga momentet pikante që ka kaluar me këngëtarin në plazhet e Ibiza-s, shkruan FaxNews. Gjithçka nisi normal me disa shëtitje me jaht nëpër ujërat e kristalta të ishujve Baleares, Ibiza, por më pas vendi ekzotik e dha efektin e tij dhe Albanin e kapi të parin! Këngëtari hoqi të brendshmet dhe nisi të lahej pa to, para se Bleona të hiqte reçipetat dhe të hidhej në ujë ashtu topless. Për fatin tonë të keq, asgjë nuk duket në videot e publikuara nga Bleona, e megjithatë kjo nuk është hera e parë që Albani dhe këngëtarja guxojnë apo jo, shkruan FaxNews. Megjithatë mund të themi se Bleona dhe Albani kanë shpirt aventurash dhe tani që kanë gjetur njëri-tjetrin nuk është nevoja ta imagjinoni pak se çfarë ndodh apo jo.