Vajza e Koyrtney Kardashian me këpucë 700 dollarëshe, dhe të gjithë u ndien të varfër

Kim Kardashian po feston fundin e pushimit të pranverës me një foto ku u shfaq edhe motra e saj Kourtney Kardashian me vajzat e tyre, North West dhe Penelope Disick.

Kourtney-Kardashian-2

E kjo foto ka shkaktuar mjaft reagime. Në këtë foto motrat Kardashian pozojnë jashtë shkollës së vajzave, të cilat janë të veshura në uniformat e tyre.

Sidoqoftë, njerëzit nuk mundën të mos e vërenin se ndërsa North kishte veshur një palë Converse të rastësishme, kushërira e saj Penelope kishte mbathur Gucci që kushtojnë 700 dollarë. “Kur Penelope është 6 vjeç dhe vesh këpucë 700 dollarëshe Gucci në shkollë”, shkroi një person, ndërsa një tjetër tha: “Penelope dhe Gucci-t e saj më bënë të ndjehem të varfër”, shkruan Klan Kosova.