“U mërzita që me iku dhe një vit nga jeta !”, Monika Lubonja feston shifrën e pabesueshme

Ish-drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhe Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja ka marrë shumë urime për ditëlindjen e saj. E bashkë me një foto shumë të bukur me këtë rast, Monika ka postuar një status në këtë ditë të veçantë ndërsa shkruan: “Mirëmëngjes! Urimet tuaja në ditën e ditëlindjes time më gëzuan dhe më bënë te ndihesha më e lumtur se çdo ditë tjetër. Paçka që u mërzita dhe pak që më iku dhe një vit nga jeta duke punuar, luftuar , e pse jo dhe duke u dashuruar bashkë.

Të shofim çfarë surpriza e të papritura do kemi këtë vit! Ju uroj nga zemra paqe dhe buzëqeshje paçit përherë në zemrat tuaja miq e mi të bukur!”. Po sa vjeç bën Monika, ndërkohë që duket kaq e re dhe freskët? Nuk do e besoni por sipas vitit të lindjes që gjendet në google, ajo rezulton të ketë festuar 51 vjetorin. Monika Lubonja njihet si aktore e teatrit dhe filmit, ku ka interpretuar disa role, duke filluar nga viti 1992. Ndër filmat ku ka luajtur përmendim:”Në kërkim të kujt” serial I vitit 2011, “Tingulli i heshtjes” serial i vitit 2010, “Tirana viti 0 (2001), “Dasma e Sakos” (1998), “Plumbi prej plasteline” (1995), “Përdhunuesit” (1995), “Pas fasadës” (1992), etj./Story.al