Turku më seksi i kinemasë bëhet baba për herë të parë

Një lajm i mirë erdhi nga çifti më i famshëm turk. Dy aktorët shumë të pëlqyer nga shqiptarët, janë bërë prindër për herë të parë. Fëmija i Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen erdhi në jetë. Sipas EENMagazine, çifti i njohur turk, u bë me një djalë të cilin e kanë quajtur Karan. Sipas kësaj faqeje, aktori turk nuk e ka lënë për asnjë çast të vetëm gruan e tij, dhe po ndjehet jashtëzakonisht i emocionuar që është bërë baba.