Tuna Sejdiu po rikthehet, ja në krah të cilit këngëtar do e shihni

Këngëtarja Tuna Sejdiu ka munguar publikut shqiptar. Me lindjen e djalit Tian, ajo vendosi të largohej nga muzika për t’u përqendruar tek kujdesi i tij. Madje këngëtarja kohët e fundit nuk është shumë aktive në rrjetet sociale. Fotot të cilat poston janë të pakta dhe kryesisht në vëmendje kanë të birin. Por duket se kjo verë do të shënojë edhe rikthimin e saj në muzikë, pasi së fundmi ajo ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku shfaqet pranë reperit të njohur Seven Saraçi dhe producentit Luro, sipas Who. Të veshur të dy sportivë kënga të krijon përshtypjen se do të jetë rep dhe Tuna do i kthehet pasionit të vjetër.