Tregohet gjithmonë shumë e rezervuar për veten, Nevina Shtylla zbulon pse nuk flet asnjëherë për jetën private

Kohët e fundit Nevina Shtylla ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, për shkak të jetës private. Prej pak muajsh përflitet se moderatorja simpatike është në një lidhje dashurie me futbollistin e kombëtares shqiptare, Eros Grezda. Dyshja e njohur postuan një foto në rrjete sociale, në të cilën shiheshin shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe prej andej nisën thashethemet për një romancë të mundshme.

Nevina-2

Pavarësisht se lajmet kanë qenë të shumta, Nevina dhe Eros kanë qëndruar të heshtur në lidhje me këtë çështje. Nevina është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për sa i përket kësaj pjese të jetës së saj dhe duket se për këtë ka një arsye. Ditën e sotme e ftuara në emisionin “E Diell”, Dalina Buzi, ka pyetur Nevinën nëse nuk flet për jetën private, sepse e ndalon dikush apo se nuk është e sigurt. “Unë zgjedh të ekspozojë atë pjesë të jetës sime që njerëzit e pëlqejnë. Në momentin që unë e kam punë këtë gjë, mundohem ta ndajë punën nga jeta private. Nëse personi që është pranë meje do të donte të ishte person publik patjetër”, u përgjigj Nevina. Përpara se moderatorja të fliste, partneri i saj në moderim Edi Manushi e ngacmoi duke i përmendur emrin e Grezdës, por Nevina u mundua ta shmangte në mënyrën më të mirë. Kujtojmë se Nevina Shtylla ka disa vite që është pjesë e televizionit dhe kjo është hera e parë që jeta e saj private po diskutohet kaq gjatë. /revistawho.com