Transformimi i grimierit si Dua Lipa (VIDEO)

Grimeri dhe njëherësh personaliteti i famshëm në internet është transformuar në këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

James Charles ka realizuar një video, në të cilën tregon procesin se si me anë të grimit u transformua në këngëtaren Dua Lipa. James për një kohë ka qenë temë e njohur për publikun me meme, tweet dhe artikuj, për ngjashmërinë me pop-yllin. Ai filloi videon teksa shfaqet i veshur me ngjyrë të gjelbër, duke imituar stilin e Dua Lipës. Në fund të videos, vet Charles mbeti i ‘shokuar’ pasi pa rezultatin e transformimit.