Trajnerja e BV Cloppenburg i çudit të gjithë: I zgjedh lojtarët nga madhësia e penisit

Barazia gjinore është një term që është bërë trend në ditët e sotme, por që nuk kishte përfshirë futbollin. Tabutë i thyen arbitret femra, ndersa Imke Vubenhorst e çoi në një nivel tjetër këtë term. Ajo është trajneria e parë femër e cila po trajnon një ekipi meshkujsh. 30-vjeçaria drejton ekipin e ligës së pestë në Gjermani, BV Cloppenburg, prej 21 dhjetorit të vitit që lamë pas. E paragjykuar shumë nga opinioni sportiv dhe mediat, Vubenhorst ka dhënë një përgjigje epike në një intervistë të dhënë. Ajo u pyet se nëse lojtarët duhet të veshin tuta përpara se ajo të hyjë në dhomat e zhveshjes, një pyetje tendecioze e cila mori një përgjigje shumë ironike. “Sigurisht që jo, unë jam profesioniste. E zgjedh ekipin në varësi të madhësisë së penisit”, përgjigje që i ka lënë të gjithë me gojë hapur dhe që po bëhet virale në rrjet dhe jo vetëm, shkruan Panorama Sport.