“Top Channel” e pushoi nga puna, zbuloni ekranin ku do të shihni Kelvi Kadillin!

Pak ditë më parë faqja indeksonline bëri me dije se Kelvi Kadilli ishte pushuar nga emisioni “Pop Culture”, që drejtonte prej më shumë se dy vitesh njëkohësisht dhe nga televizioni “Top Channel”.

Përpos mosmarrëveshjeve të herëpashershme lidhur me respektimin e kushteve të kontratës burime për Lapsi.al bëjnë me dije se ritransmetimi për të dytën herë i intervistës së Jonida Maliqit në Pop Culture, ishte arsyeja që në shtator dhe pak javë më parë ka sjellë në vendimin e pakthyeshëm të drejtuesve të institucionit mediatik, për të pushuar nga puna Kelvi Kadillin. Ndërkohë që mësohet se televizioni ku ai ka filluar punë është “Ora neës”.

Kelvi Kadilli u pa në ekranin e “Top Channel” fillimisht në emisionin “Pop Culture”, të cilin e drejtonte bashkë me moderatoren Dojna Mema. Pas një viti ata u kthyen sërish në po të njëjtin format por kësaj here me një ndryshim, krah tyre do të ishin dhe dy prezantues të tjerë, Andi Vrapi dhe Xheni Muça. Pas disa puntatash, ish-prezantues i “Thumb”, Andi Vrapi nuk do të shihej më në moderim të këtij emisioni për arsye ende të paqarta.