Tom Hardy, skenaristi i filmit ‘Venom 2’

Pak ditë më parë Andy Serkis u konfirmua si regjisori i “Venom 2”, vazhdimi i “cine-comic” kampion arkëtimesh në vitin 2018, me Tom Hardy që rikthehet në rolin e antiheroit Marvel. Roli i aktorit britanik do të jetë më i gjerë në këtë kapitull të ri të sagës, pasi ka bashkëshkruar dhe skenarin. “Tom është përfshirë shumë në skenar, së bashku me Kelly Marcel dhe është shumë i përqendruar te interpretimi i personazheve”, tha Serkis, sipas Lapsi.al. “Jemi në fazat e para të projektit dhe do të doja t’i shikoja personazhet në një tjetër drejtim. Jam tepër entuziast të punoj me të gjithë aktorët e mëdhenj të përfshirë. Është një film fantastik. Jam vërtet i nderuar të jem regjisor i një historie tepër bashkëkohore dhe shpresoj të hyjë në historinë e kinemasë”.