Thomas Strakosha humb avionin, Panucci e lë jashtë grumbullimit

Thomas Strakosha nuk do të luajë dy ndeshjet kualifikuese të Kombëtares për “Euro 2020”, ndaj Turqisë dhe Andorrës, pasi nuk mundi dot të bashkohet me skuadrën brenda afatit të përcaktuar. Trajneri Panucci e ka lënë jashtë portierin e Lazios, edhe pse Strakosha i kërkoi ndjesë dhe i ka treguar edhe arsyet e vonesës së tij. Mësohet se portieri humbi avionin për shkak të trafikut të krijuar, pas bllokimit të rrugës në kryeqytetin italian që të çon në aeroport. Në vend të Strakoshës, Panucci ka grumbulluar portierin e Laçit, Gentian Selmani. Kjo nuk është hera e parë që trajneri i Kombëtares shqiptare merr një masë të tillë ndaj lojtarëve. Më parë, ai që e ka vuajtur këtë sjellje të Panuccit ishte sulmuesi Sokol Cikalleshi, me këtë të fundit që i kërkoi leje për të nënshkruar kontratën e tij të re./Top Channel