Tha se ishte me kancer, Kastro Zizo tregon si qëndron e vërteta

Kastro Zizo njihet për natyrën e tij provokuese dhe dy ditë më parë një deklaratë e tij shkaktoi shumë bujë në media e rrjete sociale. Artisti i njohur publikoi në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihej pranë maces së tij dhe bashkëngjitur saj shkruante: ‘’Jemi të dy me kancer”.

Kastro-2

Kjo deklaratë e artistit u kthye në lajm dhe disa prej fansave u prekën. Dy ditë Kastro qëndroi në heshtje, derisa ditën e sotme vendosi të shpjegonte gjithçka. Ai ka bërë një postim në ‘Instastory’, përmes së cilës tregoi se nuk është më kancer dhe se e gjitha ka qenë një lojë.

“Një kundërpërgjigje ndaj atyre që më donin vërtet me kancer, një emër që duhet respektuar para se të më bësh shok me të… E gjitha ishte një lojë fënde ndaj racës së keqe që po rritet…”, ka shkruar artisti. Në fund ai ka shtuar: “Jam shëndoshë e mirë miq. Ju dua”.

Kastro-3

Kujtojmë se këtë sezon Kastro ishte pjesë e “Ora News” me programin javor “Late Night Show”. /revistawho.com