Të gjithë të ‘shkalafitur’! Nusja kërcen mbi tavolinë, Sinan Hoxha kapet mat me një bionde, çfarë nuk u pa nga dasma e Bleros

KOSOVË– Pak ditë më parë këngëtari i njohur Blerim Muharremi i dha fund beqarisë me bjonden simpatike, Afronën.

Përveç pasazheve të publikuara në rrjetet sociale, deri më tani nuk kemi pasur asnjë filmim nga brenda dasmës për të parë më shumë detaje.

Në videon e mëposhtme duket duke kënduar Sabri Fejzullahu, ndërsa krah tij qëndron një ndër fermat më të bukura shqiptare, Leonora Jakupi.

Në një tjetër cep, duket këngëtari Sinan Hoxha, i cili kërcen me një bionde, ndërkohë që gruaja e tij Andrra nuk duket askund.