Suzana Mushkolaj, bose në rangun e Silvio Berlusconit: Ju tregoj si u gjenda në klipin e Getoar Selimit

Për klipin “Berlusconi” të Getoar Selimit kanë shkruar dhe mediat italiane për faktin se i dedikohet një këngë ish-kryeministrit të famshëm të Italisë, Silvio Berlusconit. Pjesë e videos përveç aktorit të njohur Enver Petrovci e të tjerë personazheve, është dhe fotografja e njohur nga Kosova, Suzana Mushkolaj. Nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj njihet për prezencën e veçantë, që ka bindur dhe Getoarin për ta bërë pjesë të klipit. Ajo rrëfen për revistën “Story” si u bë pjesë e këngës, dhe cila është jeta e saj jashtë kamerave.

Në klipin “Berlusconi” ke spikatur për tiparet dhe qënrimin si italianet. Ç’mund të thuash për profesionit tënd të vërtetë?
Aktulisht jam drejtoreshë e Fakultetit të Modës në Prishtinë. Profesioni im është stiliste dhe fotografe.
Ku ke jetuar më parë?
Në Holandë për 26 vjet, ku kam punuar si Inxhiniere e Elektroteknikës.
Si u bëre pjesë e klipit të Getoar Selimit, “Berlusconi”?
Videoklipin e këngës e ka realizuar produksioni Entermedia. Ekipi krijues, duke realizuar konceptin e videos bazuar në tekst, ideuan në skenar një darkë biznesmenësh, pra bosash. Në atë darkë u planifikua të merrte pjesë edhe një femër e fortë biznesi, kështu që dikush nga krijuesit në bisedë me Getoarin i ka thënë se na duhet dikush si Suzana Mushkolaj. Ai pastaj ka kërkuar që unë të jem në video.
Pranove menjëherë apo ishe skeptike në fillim?
Unë në fillim isha skeptike, madje kam qeshur. Pyetjet nga unë ishin të tipit se çfarë roli kam unë, çfarë duhet të bëj, a ka femra gjysmë nudo apo skena të pahijshme, a ka gjuhë vulgare në tekstin e këngës, etj. Pasi më siguruan se ishte video dhe tekst korrekt, dhe që për herë të parë po merrte pjesë edhe Enver Petrovci, unë pranova.
Çfarë kërkonte Getoar Selimi nga roli yt?
Nga roli im kërkohej qëndrim dhe dukje klasike.
Cilën tip femre përfaqëson në klip, dhe sa afrohet roli me atë që je në të vërtetë?
Në klip përfaqësoj një femër bose, një udhëheqëse biznesi, në takim biznesi me bosat e tjerë…
Ke pasur raste të tjeratë bashkëpunosh me Getoar Selimin dhe Enver Petrovcin, dhe si është është të punosh me secilin prej tyre?
Jo. Kjo ishte hera e parë që bashkëpunuam dhe hera e parë që u njohëm. Që të dy ishin shumë të sjellshëm dhe për mua ishte një eksperiencë ndryshe.
Ti vetë çfarë mendon për ish-Kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconin? Si do e komentoje si figurë që përflitet shumë për skandale edhe me femra?
Silvio Berlusconin sigurisht që e njoh si ish-kryeministrin e Italisë, biznesmen, aksioner dhe pronar i klubit të futbollit “AC Milan”. Unë personalisht nuk e cilësoj si model i mirë për t’u ndjekur.
Dimë që je nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj. Dukeni si motra, ishe shumë e re kur u bëre nënë?
Po, isha mjaft e re kur linda Argjentinën.
Çfarë i ke mësuar asaj të ketë kujdes në depërtimin e saj në botën e artit, dhe si nënë e re tashmë?
Argjentinës i kam mësuar që kurrë mos të kompromentojë veten për asgjë. Të ketë vlera dhe respekt për veten e të tjerët.
Ti shquhesh për natyrën misterioze dhe pamjen e fizikun perfekt. Si mundesh të jesh kaq në formë?
Personaliteti im është i tillë. Jam shumë njeri i principeve dhe e mprehtë. Kam disiplinë, optimizëm dhe vullnet në jetë, gjë që më ka ndihmuar që nga mosha e re të kem një lifestyle të paimponuar.
Mund të ndash me ne ndonjë sekret për regjimin që mban?
Trashëgimi gjenetike mund të them, pasi nuk mbaj dieta apo bëj në ekstrem palestër. Kam metabolizëm të shpejtë dhe të shëndetshëm.
Nisur nga prezenca, ke marrë ndonjë ofertë vërtet të mirë si aktore, dhe të ka ndodhur të refuzosh?
Po, më kanë propozuar, ofruar role, duke më komplimentuar për dukjen, stilin dhe qëndrimin, po unë ashtu si me shaka i kam refuzuar.
Çfarë nuk do të refuzoje asnjëherë në jetën tënde?
S’e kam menduar.
Statusi yt?
Statusi im është single. Jam e divorcuar…
Jo, nuk jam e dashuruar!