Supermodelja e parë arabe gati të ngjitet në pasarelë, njihuni me 18-vjeçaren

Taleedah Tamer është modelja e parë nga Lindja e Mesme që do të parakalojë në një pasarelë, gjatë Javës së Modës në Paris.
18-vjeçarja gjithashtu do të shfaqet për herë të parë në kopertinën e një revistë ndërkombëtare, atë të “Harper’s Bazaar”.
E lindur nga një nënë italiane dhe baba nga Arabia Saudite, Taleedah shpreson të bëhet një pionere e brezit të ri të modeleve arabe.
“Kur hyra në industrinë e modës nuk e mendoja kurrë që do të isha modelja e parë arabe, por mendoj se tani është momenti perfekt, por duke respektuar kulturën time,” është shprehur ajo.
Mamaja e Taleedah, Cristina Tamer, ka qenë gjithashtu modele e cila ka punuar për firma të njohura si; Giorgio Armani, Gianfranco Ferré dhe La Perla, shkruan Top Channel.