Stresi në burg, e ëma i planifikon dasmën me Kejsin

Kejsi dhe Stresi janë emrat më të përfolur aktualisht në mediat rozë. Qëkurse lidhja e tyre është bërë publike, ata janë ndër çiftet më të dashura të shoëbiz-it shqiptar. Mirëpo duket se çifti nuk ka arritur ta shijojë siç duhet periudhën e parë pas celebrimit në martesë. Kjo pasi për shkak të problemeve të Stresit me ligjin ai tashmë ndodhet në burg, ndërsa Kejsi në Kanada ku vijon me karrierën e saj. Por mesa duket për fansat e tyre së shpejti do të ketë një lajm të mirë, sepse siç ka bërë të ditur nëna e Stresit, çifti së shpejti do mbajë dasmën e shumëpritur, siopas Alpeneës. “Shumë shpejt veshur me të bardha Kejsi. Do jesh nuse kopertinash. Ju dua Stresi & Kejsi!”ishin fjalët e saj. Ndërsa Kejsi është shprehur se ndihet krenare se e ka vjehërr dhe thekson se secila femër do të donte ta kishte një të tillë. Tashmë presim vetëm që Stresi të dalë nga burgu e ta shohim dhëndër!