Stresi 3 vjet i fejuar: Si rashë në dashuri me komshien

Arkimed Lushaj (Stresi) më në fund ka rënë në dashuri. Eshtë një histori e bukur dashurie që na ka befasuar të gjithëve për faktin se për tre vjet rresht askush nuk kishte dëgjuar për lidhjen e fshehtë të reperit me komshien, nëj vajzë shumë e bukur që quhet Kejsi. I ftuar të premten mbrëma në “Top Show” ai rrëfeu historinë e komplikuar me të cilën është fejuar në fshehtësi.“Kjo është Kejsi, nuk ka qenë e lehtë të vinim këtu ku jemi sot. Kemi tre vjet bashkë. E kemi mbajtur shumë të fshehtë. Kemi udhëtuar më shumë jashtë vendit me njëri-tjetrin”, ka rrëfyer Stresi ndër të tjera.“Jemi fejuar në fshehtësi të prindërve, e të të gjithëve. As baballarët tanë nuk e dinin. Ata nuk janë takuar ende… historia ime me Kejsin është se nëna e saj ma la mua në patronazh ta ruaja në lagje…por ja që ndodhi…” Ai zbuloi edhe një detaj tjetër nga lidhja me Kejsin, faktin që ajo studion ende në Kanada. “Pas diplomimit të saj në dhjetor, ne do të shkojmë në Australi për muaji mjalti”, u shpreh ai duke treguar se nuk kishte plan të organizonte dasmë të bujshme si kolegët e tij, por një ceremoni totalisht private.