Skandalin erotik mes Bill Clinton dhe Monica Lewinsky tani do ta shohim në film

Ish-presidenti Bill Clinton dhe praktikantja e Shtëpisë së Bardhë në atë kohë, Monica Lewisnky, u përfshinë në një skandal që la gjurmë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mesa duket, producentët e serialit “American Crime Story” kanë vendosur të përfshijnë këtë histori në sezonin e radhës së serialit, i cili do të titullohet “Impeachment”, dhe do të flasë pikërisht për sagën e akuzave të Clinton. Sarah Paulson do të luajë rolin e një ish-zyrtareje të Pentagonit, Linda Tripp, e cila nisi të përgjojë telefonatat e Monica-s ku fliste për marrëdheniet intime me Clinton. Roli i Monica-s do luhet nga aktorja Beanie Feldstein, dhe vetë Lewisnky do të jetë producente, shkruan Who. Seriali pritet të transmetohet më 27 shtator të vitit 2020.