Sidrit Bejleri bëhet baba për herë të tretë!

Këngëtari i njohur shkodran Sidrit Bejlderi dhe bashkëshortja e tij Meri, janë bërë ditën e sotme prindër për herë të tretë. Çifti kanë sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme dhe lajmin e bukur e bëri të ditur vetë artisti.

Sidrit-3

Sidriti postoi në ‘Instagram’ dy foto mjaft të ëmbla, ku në njërën dukej dora e vogël e foshnjës t porsalindur dhe në foton tjetër ambienti i dekoruar me lule rozë dhe tollumbacet në të cilat shkruhej “Vajzë”.

“Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëserdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë”, ka shkruar ai duke treguar lumuturinë që ndjen çdo baba në një moment kaq special.

Sidrit-2

Sidriti dhe Meri janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë, djalit Amad dhe vajzës Emel. Me siguri Amadi dhe Emeli e kanë pritur me shumë dashuri motrën e vogël.

Urime!/News31