Si rrallëherë Kendall Jenner flet për veten: Bie në dashuri me shikim të parë

Kendall Jenner është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private dhe kryesisht lidhjeve të dashurisë. Megjithatë së fundmi në një intervistë për ‘website-in’ e Kourtney Kardashian “Poosh”, Kendall ka zbuluar shumë gjëra për veten. Ndjenjën e të rënit në dashuri me dikë ajo e ka krahasuar me ndjenjën që përjetoi kur zbuloi dy pasionet e saj modelingun dhe kalërimin. Më pas ajo ka treguar se sapo takon dikë e kupton nëse do të ketë diçka më tej apo jo. “Jam personi që dashurohem me shikim të parë. E di nëse do të bie në dashuri me ty që në sekondën e parë që të takoj. Kam këtë ndjenjë, por që nuk më ndodh shpesh. Nuk jam ai lloj personi që bie në dashuri gradualisht. Unë nuk mund ta kuptoj këtë. Jam person shumë i hapur”, ka rrëfyer Kendall.

Së fundmi në emisionin e Ellen Degeneres, Kendall Jenner konfirmoi se është në një lidhje me basketbollistin e njohur Ben Simmons. /revistawho.com