Shtëpia e Bardhë merr vendimin drastik për të mbrojtur Presidentin Trump nga koronavirusi

Të gjithë personat që do të kenë kontakt me Presidentin Donald Trump, sipas Shtëpisë së Bardhë, do t’i nënshtrohen fillimisht testit të koronavirusit. I njëjti rregull vlen dhe për takimet me zv. Presidentin e SHBA-ve, Mike Pence. Ky rregull është vendosur për të ruajtur shëndetin dhe sigurinë e tyre. 


Ky test do të bëhet sepse ka shumë persona që e kanë marrë virusin, por nuk shfaqin menjëherë simptoma. Në një konferencë për shtyp të premten, Trump u shpreh se grupi i drejtuesve të naftës me të cilët ishte takuar, ishin testuar para takimit për virusin. Ai u shpreh se nuk ishte në dijeni të këtij fakti.