Shtëpia 300 mijë Euro e Ermal Fejzullahut, këngëtari tregon ambientet luksoze

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka arritur që bashkë me bashkëshorten Arianën dhe fëmijët e tyre, të sjellin modelin e familjes ideale në publik. Si një artist që shpesh ndan me miqtë foto me partneren dhe tre fëmijët, nuk ka munguar as këtë herë të surprizojë ndjekësit e tijnë rrjetet sociale. Artisti ka postuar disa pamje nga këndet kryesore të banesës që kushtoi 300 mijë Euro, dhe që ndodhet në një prej lagjeve më luksoze të Prishtinës. Në fotot e postuara në Instagram, shihet dhoma e personalizuar e njërës prej vajzave dhe këndi i leximit, të dizejnuara në stil modern. Nuk mungojnë në shtëpi dhe ekspozitori, ku Fejzullahu ka vendosur çmimet dhe kupat e fituara ndër vite në karrierën si këngëtar.