Shqiptari përdhunon të dashurën bashkë me shokun e tij

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë. Dy shtetasit e moshës 26 dhe 28 vjeç, akuzohen për dhunë seksuale nga një vajzë greke.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje. Sipas televizionit ANT1, 26 vjeçarja ishte në një lidhje dashurie me 28 vjeçarin shqiptar, i cili punonte në një ndër ishujt grekë.

Ajo ka kërkuar të ndahej nga shqiptari, por ai se ka pritur fare mirë këtë lajm.

Së bashku me shokun e tij shqiptar, kanë dhunuar seksualisht vajzën.

“Unë kërkova të ndaheshim dhe ata më kapën me zor dhe kryen akte të turpshme ndaj meje”, mësohet të ketë thënë vajza, në trupin e së cilës janë gjetur shenja dhune./Gazeta Liberale