My STORY

“Shqipëria ka nevojë për një të parë që dëgjon dhe lufton”- Princi i Libofshës reagon për tërmetin: Një ushtri e fortë do reagonte për 5 minuta

58B93DED-C128-45E7-8BD6-6F71D241FF58

buy Lyrica from mexico Duke komentuar situatën pas tërmetit në Durrës, i vetëshpalluri princ i Libofshës, Aleksandër de Basseville, thotë se si ushtarak, do t’i jepte rëndësi forcimit të kapacitetit të ushtrisë.

Ai thotë se ushtria është qendra, kolona vertebrale e një shteti.

“E nëse do ishte e tillë menduar ushtria në pesë minuta do të ishte e disponoheshe në të gjitha efektivet për t’ju përgjigjur obligimeve te saj, në kërkesë të popullit Shqiptar i cili është në ankth”, thotë ai.

Basseville thotë se Shqipëria ka nevojë për një të parë i cili di të dëgjojë dhe të luftojë,

my response Aleksandër de Basseville mbërrin në qytetin e Durrësit pas shkatërrimit nga tërmetet e ditëve të fundit. Cili është impresioni juaj i parë ?

Mbërritja në Durrës fillon me një trafik që disa policë të pa fat ishin vendosur për të lehtësuar rymat e makinave. Ndeshemi me, zjarrfikëse, ambulance që si gjithmonë me forcat e tyre modeste kanë mjete të së shkuarës, është një kthim mbrapa në kohë që nuk ka asgjë të ngjashme me ekipet e 11 shtatorit.

Kisha impresionon që nuk kishte asnjë siguri dhe që godinat dukeshin se do shembeshin, njerëzit largoheshin, autobusët e mbushur si karvanë dhe përpara meje një godinë shembet. Një vinç, pasage të krijuara, policë, ushtarakë dhe televizione.

Kërkimet vazhdojnë për të gjetur trupat, një  zjarrfikës kroat jep një intervistë me një televizion, ndërkohë që gjendet një trup, të gjithë të shqetësuar se kush mund të jetë, është një mik, një kushëri, një pjesëtar i një familjeje. A ka ai një identitet?

Çfarë duhet të mendojë nga ky spektakël? Ajo që ofrohet përpara meje, është e fortë, asnjë drejtim, asnjë lider nuk ndodhet këtu, për të luftuar me gjetjen e këtyre njerëzve për ti dhënë drejtime asnjë mbrojtje teknike nuk është respektuar. Jemi para një kaosi komplet, të një qeverie të pa përgjegjshme për ti bërë ballë kësaj tragjedie.

Sa viktima? Sa të plagosur?

Duke qenë ushtarak si do të mundeshit ju të ndërhynit duke pasur eksperiencë ushtarake?

Tashmë si ushtarak do ta strukturorja ushtrinë sepse nuk ka shtete të forta pa një ushtri të fortë. Kur unë përdor termin ushtri, fus në këtë listë, policët, shërbimet sekretë, zjarrfikësit dhe sigurisht ajo që prek mjekësia. Ushtria është qendra, kolona vertebrale e një shteti. Është nderi, kuraja, urdhri dhe kodet. Është ti japësh çdo fëmijë në shkollimin e tij një profesion sepse ushtria është një profesion. E nëse do ishte e tillë menduar ushtria në pesë minuta do të ishte e disponoheshe në të gjitha efektivet për t’ju përgjigjur obligimeve te saj, në kërkesë të popullit Shqiptar i cili është në ankth.

Do të ishte tepër evidente që në këtë hipotezë do të kisha shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare i cili do ti bënte thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe sigurisht Organizatës së Kombeve të Bashkuara në kuadrin e resurseve ushtarake dhe ekonomike.

Cilat janë etapat që qeveria duhej të merrte në politikën internacionale dhe roli i OKB-së në eksperiencave botërore?

Si e theksova edhe më lartë gjendjen e shpalljen e emergjencës kombëtare nga organet institucionale sipas kushtetutës do ti jepte mundësi ambasadores shqiptare në Kombet e Bashkuara 24/24 dhe 7/7, gjithmonë nëse ajo do ishte prezentë dhe ajo të luftonte për Shqipërinë në vend që të rehatohej në një kolltuk që për momentin nuk ka asnjë rol në politikën ndërkombëtare. Nuk mund ti kërkojmë punëtorëve të punojnë kur drejtuesit ikin me pushime.

Shqipëria ka nevojë për një të parë i cili di të dëgjojë dhe të luftojë jo duke pyetur por duke drejtuar. Është thirrja “call for help” për një ndihmë në OKB,  tek anëtarët e këshillit të sigurisë edhe në orët e para të mëngjesit.

Paaftësia, mediokriteti dhe nihilizmi e drejtuesve në Shqipëri nuk prezanton popullin shqiptar, ajo duhet të shkrihet duke i lënë vendin një ere të re pa këto drejtues. Shfaqja e kësaj që po ndodh është fundi i një bote dhe duhet të jetë një mësim për të filluar një faqe ku çdo shqiptar të gjej detyrat, dinjitetin dhe lirinë e tij.

A është një shenjë mosbesimi ndaj klasës politike?

Populli duhet të kuptojë që pas luftës civile disa teknokratë vendosën nga frika një kaos politik ndërtuar në një referendum sepse në fillim donin një mbretëri por jo me një familje mbretërore të një ushtari që u vet shpall mbret por nga një prejardhjes i familjes mbretërore Norman-Anjou-Plantagenet për ta vendosur Shqipërinë në një nivel ekonomik dhe politik botëror.

Përpara kësaj pamundësie ata krijuan një sistem politik referuar republikës së tretë franceze e cila i jep të drejtë, presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të parlamentit për ti dhënë në të njëjtën kohë pushtet tre personave. Ne nuk mund të drejtojmë një shtet me tre drejtues sit të krijosh një biznes me 3 drejtues. Cili do të ishte lideri ?

Edhe në rastin e Shqipërisë i duhet një lider që të bashkojë të gjithë dhe jo një përfaqësues partie politike.

Cili është mesazhi juaj sensibilizues?

Filloj duke thënë “to be or not to be”, kjo dramë a është pika e nisjes e një bashkimi e pritur nga populli, popujt e Evropës, Ballkanit, federatave rreth një pike të përbashkët, të trashëgimisë, traditave, kulturës dhe shkëmbimeve që na bëjnë ne, kontinentin më të pasur në botë.

Është koha të mbyllim një libër për të krijuar një të ri bazuar në vlerat njerëzore të gjithë së bashku për të krijuar botën e të nesërmes.

E pa mundura nuk ekziston në histori, disa shembuj kanë treguar që disa njerëz edhe 3o vetë, kanë mundur të marrin një vend për ta liruar nga tirania.