Shpat Kasapi në pozicion intim me një vajzë nga Maroku: Është shumë e talentuar, e kam…

Që nga koha kur u nda me Afërdita Dreshajn, çdo foto e Shpat Kasapit me një femër bën bujë të madhe në rrjetet sociale dhe media. Kësaj here ai pushtoi portalet pasi postoi shumë pranë një vajze seksi nga Maroku. Ishte vetë këngëtari që publikoi një fotografi me vajzën e quajtur Lamar në profilin e tij në Instagram. Veç kritikave që mori për gabimin drejtshkrimor në gjuhën angleze komentuesit iu vërsulën me komente duke aluduar për një lidhje mes tyre. I kontaktuar nga GazetaExpress, Shpati ka sqaruar se vajza ku ai shfaqet I përqafuar është shumë e talentuar dhe së shpejti mund të shohim një bashkëpunim mes tyre. Ndërsa sa i përket raportit mes tyre ai tha se e ka vetëm mikeshë. Sa i përket muzikës, “Aroma e saj” mban titullin projekti i fundit i Shpat Kasapit, të cilin e solli të realizuar me videoklip.