Shpat Kasapi: Lidhja ime në distancë, kam plan fejesën

Këngëtari Shpat Kasapi i ftuar në emisionin “Mirage” ka zbuluar se është në një lidhje dashurie, madje shumë shpejt do ta zyrtarizojë këtë histori tëre me fejesë. “Shpati është në një lidhje që do ta zyrtarizojë shumë shpejt. Është koha vërtet, jam 33 vjeç. Do të ketë fejesë patjetër. Afër jemi”-shprehet këngëtari. Ndër të tjer ai ka treguar dhe disa detaje më tepër për lidhjen e tij, një ndër to është fakti që për momentin është një dashuri në distancë, për shkak të largësisë fizike. “Takohemi pak më rrallë. Ajo është në Kosovë, unë në Shkup, por kontaktojmë. Sot falë Zotit kemi WhatsApp-in!” tha Shpati ndër të tjera, me sinqeritetin që e karakterizon.