Sezoni i ri, Rudina Dembacajn do e shohim në këtë televizion

Për tre vite me radhë, moderatorja e njohur Rudina Dembacaj na ka shoqëruar me emisionin e saj “Mos i fol shoferit” në televizionin “Ora News”. Por mesa duket me nisjen e sezonit të ri televiziv në shtator, Rudinën do ta ndjekim në një tjetër ekran. Burime për “Xing.al” kanë bërë të ditur se moderatorja do të zhvendoset në “Tv Klan”. Dembacaj është parë disa herë në ambientet e televizionit dhe thuhet se është ende në bisedime e sipër. Nuk dihet ende nëse moderatorja dhe aktorja e njohur do të vazhdojë me të njëjtën program në “Klan”, apo “Mos i fol shoferit” do të zëvendësohet nga një projekt i ri, shkruan Panorama Plus. Lidhur me këto lajme, Rudina ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për të zbuluar se si qëndron e vërteta.