Seksologu Alteo Meta: Lodrat e seksit të bëjnë të varur njësoj si droga, rrezikoni t’ju rrijë mendja aty ditë e natë

Të vendosësh goglat erotike në vaginë dhe të lëvizësh lirshëm nëpër qytet, apo të përdorësh vibratorin edhe në prani të partnerit, këto janë disa nga variacioniet e shumta, që ofrojnë dyqanet e seksit për një jetë të avancuar seksuale dhe pa tabu. Por a janë këto mënyra më e mirë për të përfituar kënaqësinë maksimale, dhe nëse i provoni a mund të bëni dot pa to? Fatkeqësisht jo. Alteo Meta është një student 24 vjeçar nga Tirana, që po diplomohet për seksologji në Zvicër, i cili flet hapur për disa rreziqe që vijnë nga përdorimi i lodrave të seksit.

Pse zgjodhe të ndjekësh studimet e larta për seksologji?
Unë studioj në Zyrih të Zvicrës për “Clinical Sexology and Sexual Therapy”, ku dhe jam në prag të diplomimit në “University Sexology”. Pse këtë degë? Sepse e kam pasur shumë pasion që në Shqipëri, dhe e bëra realitet pasi arrita të fitoj të drejtën e studimit me bursë.
Në Shqipëri para pak javësh u hap një debat rreth përdorimit ose jo të lodrave të seksit nga çiftet. Është e vërtetë që e përmirësojnë jetën seksuale në çift?
Në një aspekt e përmisojnë, në një tjetër jo.
Mund të na e argumentosh se cila është ana pozitive?
Ana pozitive e tyre është që ndryshojnë monotoninë, pra japin mundësinë të mos përjetosh të njëjtën gjë gjithmonë. Kjo nxit epshin, por dhe sjell ndjesinë që seksi të përjetohet më me ndjenjë. Thjesht ideja se po bën diçka të re në shtrat, të bën të kënaqesh më tepër.
Po ana negative?
Kurse ana negative është sepse lodrat të bëjnë tepër të varur, njësoj si duhani e më keq si droga… Kush i provon do më pas të bëjë gjithmonë seks me to, sepse s’e përjeton dot më atë ndjenjë. Dhe në këto raste i bien vlerat partnerit, dhe ai do të ndihet keq normal. Kështu mendoj se gjithçka ndodh për përfitime parash, sepse hyn biznesi në mes. E them këtë pasi realisht ato të bëjnë të varur deri në atë pikë, sa të mendosh ditë e natë për seks, duke të pushtuar mania që t’i përdorësh të gjitha llojat e lodrave që ekzistojnë në tregun e “Sex Shop”.
Ka raste kur ato mund të konsiderohen terapi, apo lodrat e seksit e shkatërrojnë jetën në çift?
Në një realitet si Shqipëria them se e shkatërrojnë, sepse nuk është ende ai mentalitet që të pranohen gjëra të tilla. Mendoj se ende nuk është gati Shqipëria për to. Ndërsa në Zvicër ku unë jetoj, është diçka normale seksi me lodra.
Lodrat më të preferuara të seksit nga çiftet?
Normalet janë ato më të përdorshmet, ndërsa më të bukurat janë ato që lëvizin vetë.
Në ç’raste lodrat do të ishin të këshillueshme?
Lodrat mund të përdoren kur çifti vendos të bëjë seks anal, dhe lodra përdoret në fillimet e kësaj praktike për të mos ndjerë dhembje.
Çfarë nuk i bën dëm jetës në çift?
Të fantazohet nga partnerët është shumë mirë, dhe nuk i bën dëm jetës në çift. Pra, masturbimi.
Çfarë do të konsideroje seks ideal?
Seksi ideal është kur femra ka një partner që e kupton gjatë marrëdhënies, dhe që di të ndërthurë ëmbëlsinë me egërsinë. Dhe që eksperimenton gjithmonë stile të reja gjatë seksit, jo atë monoton.
Fjalët e pista konsiderohen pjesë e normalitetit?
Po, gjatë aktit është shumë mirë që mashkulli të përdorë fjalë të pista, por pa kaluar cakun, sepse shfrenimi ndodh që ul dëshirën e femrës.
Sa i rëndësishëm është seksi që një femër të mund të ketë trup të tonifikuar edhe pa ushtrime fizike?
Në fakt duhet të ndërthuren të dyja: seksi bashkë me palestrën. Të mbash trupin në aktivitet hormonal dhe fizik ndihmon në tonifikimin e pjesëve intime tek femra, që janë vithet, gjoksi dhe pjesa vaginale.
Për gjoksin cilat janë disa teknika që e mbajnë në formë pas iu nënshtruar rimodelimit?
Për gjoksin bëhen trajtime për pjesën e kokës, që të mos bjerë poshtë. Për ta mbajtur gjithmonë në formë, s’duhen shtrënguar asnjëherë reçipetat,gjumi bëhet pa to, por duhet shmangur fjetja përmbys. Masazhi me vajra jep shumë efekt pozitiv, rekomandohet gjithmonë në darkë tek pjesa e kokës së gjoksit, siç e thashë më sipër.

Alteo Meta: Eksperiencat e mia nga kamasutra, tek seksi në det
Pozicioni yt i preferuar në shtrat?
Pozicioni më i mirë është 69, ku të dy partnerët përjetojnë kënaqësi të madhe, gjithmonë femra shtrirë dhe mashkulli sipër.
Marrëzia që ke bërë për kënaqësinë maksimale?
Kam bërë seks me katër femra njëkohësisht në det.
Veçantia jote që tregon potencë të lartë?
Jam në gjendje të bëj seks 24 orë rresht, pa kaluar në orgazëm.