Sara Hoxha surprizon me dedikimin për Ledion Liçon: Nëse njerëzit do të të njihnin si të njoh unë, ata do shihnin se…

Ledion-&-Sara-2

Prindër të djalit të tyre London Noor prej gjashtë muajsh, producenti dhe moderatori i njohur i “The Voice of Albania”, Ledion Liço dhe trashëgimtarja e “Top Channel”, Sara Hoxha janë duke shijuar në maksimum familjen e tyre të lumtur. Dedikimet që ata i bëjnë njëri-tjetrit në datat më të rëndësishme të jetës janë padyshim frymëzuese për shumë çifte. Kështu ishte edhe dedikimi i fundit që Sara i bëri partnerit për ditëlindje, duke përshkruar me ndjekësit në Instagram Ledionin që nuk njihni: “Gëzuar ditëlindjen!Gjatë këtyre viteve ti je bërë shoku im më i ngushtë, shpirti im binjak dhe unë do të jem përgjithmonë mirënjohëse, sepse çdo ditë ti ke nxjerrë në pah anën time më të mirë. Ti ke aftësinë të kujdesesh për të gjithë njerëzit që të rrethojnë, dhe nëse njerëzit do të njihnin si të njoh unë, ata do shihnin se çfarë shpirti të madh ti ke. Faleminderit që je një partner i shkëlqyer, dhe babai më i mirë për bebin tonë”, mbyllet dedikimi i dashurisë së Sarës për Ledionin.