Sanremo nis sot, zbuloni shqiptarin e vetëm në garën e italianëve

Festivali i Këngës italiane “Sanremo 2018” nis sonte në mbrëmje. Nga pallati “Ariston” i qytetit të Sanremos, do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin shtetëror italian, por dhe në RTSH. Këtë vit, Sanremo prezantohet nga Claudio Baglioni, i shoqëruar nga Michelle Hunziker dhe Pierfrancesco Favino. Natën e parë do të interpretojnë 20 këngëtarët në kategorinë “Big”, dhe do të votojë publiku përmes televotimit, juria demoskopike dhe juria e sallës së shtypit. Të tre sistemet e votimit do të kenë një peshë të ndarë, 40% televotimi, 30% votat demoskopike dhe 30% juria e shtypit. I ftuar natën e parë do të jetë Gianni Morandi, që do të këndojë me Tommaso Paradiso këngën “Una vita che ti sogno”. Do të jetë i pranishëm në skenën e Ariston edhe Fiorello. Në garën e zërave italianëve është dhe shqiptari Ermal Meta, i cili këndon me Fabrizio Moro-n “Non mi avete fatto niente”, të gjashtët në garë.Festivali i “Sanremos” do të mbyllet të shtunën, ku do të zgjidhet edhe fituesi, ndërsa për pesë net në skenë do të ngjiten shumë të ftuar italianë dhe të huaj shumë të ftuar.