Rudina Dembacaj flet për herë të parë për divorcin dhe si po e përjeton ajo dhe e bija

Rudina Dembacaj e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” në Top Channel rrëfeu për herë të parë se si po përjeton vështirësitë e divorcit, proces i cili ka nisur që në muajin mars të këtij viti. E pyetur për të bijën Viktoria, ajo u shpreh se asaj nuk i mungon aspak përkushtimi nga të dy prindërit, pasi i gjendën pranë për gjithçka. Ajo theksoi se procesi i divorcit mes saj dhe ish bashkëshortit Aleksit, është bërë me marrëveshje dhe si i tillë është shënuar dhe në dosjen në Gjykatë.

Edhe pse e ngarkuar emocionalisht dhe me vështirësitë e përjetuara, Rudina theksoi se tashmë është tejet e angazhuar me projekte të reja, theksojmë këtu mono-komedinë e saj, e cila pritet të vihet në skenë në muajin dhjetor.