Rrëfimi i Rudina Dembacaj: Ja pse nuk do e fal Agron Llakaj!

Ndonëse të gjithë menduan se largimi i saj nga ‘Al Pazar’ ishte i paqartë në fakt e ftuar në disa intervista, Rudina tregoi se arsyeja e largimit të saj ishte Agroni dhe se atë nuk do ta ftonte kurrë në emision. Mirëpo, ndonëse kanë kaluar kohë që nga sherri i tyre duket se Rudina vazhdon të ketë të njëjtin mendim për Agron Llakaj. Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në “MCN Urgjenca” në MCN Radio Albania ku ka folur për jetën e saj dhe është pyetur se nëse do të pajtohet ndonjëherë me Agronin, shkruan Lapsi.al. “Unë jam një shtrigë që nuk di të fal!”, tha Rudina duke nënkuptuar se mes tyre kurrë nuk do të ketë pajtim.