Rrëfehet Ornella Muti: Si e tradhtova partnerin me Adriano Çelentanon

Aktorja ikonë e Italisë, Ornella Muti këtë vit festoi 62 vjetorin, ndërkohë që ka vendosur të rrëfejë publikisht sekrete nga jeta e saj private. “Kam tradhtuar partnerin tim vetëm një herë, dhe e kam bërë me këngëtarin Adriano Celentano”, u shpreh ajo në një intervistë për “Il Messaggero”, kur e pyetën për flirtet e jetës së saj. “Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën pa më thënë. Ta hajë dreqi! Me mua e kanë provuar thuajse të gjithë. E kam kaluar gjithë jetën duke u mbrojtur nga meshkujt”, tha ajo ndër të tjera duket u rrëfyer për vitet kulminante, që nga koha kur nisi karrierën kinematografike. “Xhirova filmin tim të parë “Nusja më e bukur” në moshën 14-vjeçare. Nuk dija asgjë, më drejtonin të tjerët dhe vendosnin ata për mua…”. Në intervistën e saj që bëri bujë në mediat italiane aktorja me sytë magjikë, foli edhe për formën fizike dhe si ja del të ruajë bukurinë e rinisë. “Jam në formë sepse bëj jetë të shëndetshme, fle dhe ushqehem në mënyrë korrekte. Dhe nuk e fsheh moshën time”.