Rrëfehet Maja: Pas lindjes së djalit më kanë sharë

Këngëtarja Maja Aliçka, pas lindjes së djalit, ka qenë  e ftuar sot në emisionin Ftesë në pesë, në Top Channel. Ajo ka folur për jetën e saj si nënë. Gjatë bisedës, këngëtarja e muzikës popullore, tha se tre muaj pas lindjes së djalit, duke qenë se kishte marrë shumë kile e kishin sharë për peshën e saj.

“Kam humbur 27 kilogramë. Kam qenë shumë në peshë kur kisha djalin 3-muajsh. Madje më kanë sharë, që isha  shëndoshur. Kam bërë një regjim ushqimor strikt. Zero kripë dhe zero sheqer. Mbi të gjitha isha edhe në sezonin e punës. Por kur peshohesha në mëngjes dhe shikoja rezultatin ndjeja kënaqësi’, ka thënë Maja./L.F-dritare.net