Rishfaqet Susan Miller, astrologia e famshme ‘zbulon’ kur merr fund pandemia

Astrologia më e famshme, Susan Miller, është shfaqur dje në ‘Instagram’ në një lidhje ‘live’ me fansat. Menjëherë kanë nisur pyetjet mbi pandeminë që po përballet bota dhe se kur do të zhduket Koronavirusi.

“Jam përpjekur të shoh diçka të mirë sepse të lindurit në ditët kur takohet Plutoni dhe Jupiter janë të gjithë njerëz shume të suksesshëm. Si Bill Gates, Martha Stjuart, Britney Spears, e shumë emra të tjerë. Por në këtë rast është ndryshe. Plutoni dhe Jupiteri janë bashkë që në muajin janar. Ata do të shkëputen në 26 maj për t’u ritakuar sërish në tetor dhe ikën pas 11 dhjetorit.

Prandaj besoj që vera ku do kujtojmë se koronavirus iku dhe s’ka më pandemi do të jetë e përkohshme. Virusi do kthehet sërish dhe ky nuk është viti ku ne mund të bëjmë shumë jetë sociale në grupe. Më 5 korrik do të ketë një eklips. Eklipsi nënkupton ndryshime, por që nuk do të thotë që janë gjithmonë pozitive. Lidhur me pandeminë duhet që të jemi të sigurt për vendimet që do të merren”, tha Miller, transmeton Tiranapost. Me sa duket, edhe Miller është në një mendje me shkencëtarët. Të gjithë shprehen se temperaturat e larta mund ta zhdukin përkohësisht virusin, pasi ai do të kthehet shumë shpejt.

Susan-2