Qëllohet me snajper në mes të Beogradit biznesmeni i njohur

Biznesmeni i njohur nga Mali i Zi, Miodrag Daka Davidoviç, 62-vjeç është qëlluar mbrëmjen e djeshme përpara Hotel “Crown Plaza” në Beograd.

Sipas mediave serbe, ai mbeti i plagosur në krah dhe u transportua në një institucion shëndetësor privat me automjete private.

Biz-2

Sipas mediave, dyshohet se autori është serb dhe ka qëlluar me snajper.

Miodrag Daka Davidovic është biznesmen i famshëm në fushën e karburanteve, i cili ka investuar në prodhimin e pijeve alkoolike, si dhe në ndërtim