Prishet magjia e pamjes së Cardi B, nuk njihet në rrugë pa grim

Vetëm pak ditë më parë, Cardi B u rikthye nga pushimet e saj përrallore në Meksikë bashkë me Offset. Ndërsa ditën e sotme, dukej se këngëtarja i ishte kthyer realitetit, madje më e thjeshtë se kurrë më parë.

Cardi-B-2

Cardi është shfaqur në New York veshur sportive, pa ‘make up’ dhe dukej shumë larg pamjes së saj të zakonshme. Flokët i kishte kapur në mënyrë të çrregullt dhe askush nuk e kishte parë në atë formë ndonjëherë tjetër.

Cardi-B-3

Në çdo performancë të saj apo shfaqjet në evente botërore, Cardi B e kemi parë gjithmonë të kuruar në detaje, ndaj këto foto pa grim i lanë të gjithë fansat e saj pa fjalë, shkruan Who.

Cardi-B-1