Prishet fejesa dy vjeçare e aktorit të “Portokalli-së” me grimieren e njohur, zbuloni arsyen e ndarjes së Rez Veleshnjës nga Pranvera Metolli

Ndryshime në jetën private të aktorit të njohur të humorit të spektaklit “Portokalli”, Rezart Veleshnja. Pas dy vitesh lidhje të bukur dashurie me grimieren e talentuar të filmave aksion dhe jo vetëm, Pranvera Metolli, Rezi mësohet se është sërish beqar. Sipas burimeve pranë çiftit mësohet se tashmë është prishur fejesa më e famshme e showbizit, fakt që vërtetohet dhe në profilet e tyre zyrtare në facebook. Si Rezi ashtu dhe Pranvera e kanë hequr nga profili statusin “i fejuar”, duke dëshmuar se bashkëjetesa e tyre ka marrë fund. Nuk dihen arsyet që çuan çiftin në ndarje, ndërkohë që flitet se ata janë ndarë me mirëkuptim duke mbetur miq të mirë. Këtë gjë e dëshmon edhe fakti se ata takohen më rrallë për ndonjë pije në shoqërinë edhe të miqve të tjerë, po tashmë jo më si partnerë. Rezi dhe Pranvera ishin një çift shumë i dashuruar, dhe që postonin shpesh foto nga udhëtimet e tyre romantike në Shqipëri dhe jashtë saj.

Rezi-Pranvera, dashuria që lindi në sheshxhirimin
E njohim për rolet e tij të shumta në “Portokalli”, dhe karakteret ekstreme që mundet të realizojë, e që tashmë janë një galeri e pasur artistike për karrierën e tij si artist i talentuar. Para dy vitesh Rezart Veleshnja deklaroi në media lidhjen e dashurisë me Pranverën, duke e zyrtarizuar me fejesë. Direkt pak këtij vendimi aktori nisi bashkëjetesën me grimieren e bukur Pranvera Metolli, duke nisur një jetë të re çift në një apartament pranë zonës “Kodra e Diellit”. Po si ndodhi që u bënë çift një aktor dhe një grimiere? E vërteta është që ata u takuan në sheshxhirimin e një filmi artistik të regjisorit Fatmir Koçi. Aty u pëlqyen dhe më pas filluan të shoqëroheshin me njëri-tjetrin. Pranvëra ka studiuar në Venecia, ku është specializuar për efektet speciale të filmave aksion e horror. Pas ndarjes me të, Rezi vazhdon punën me shfaqjen e tij në spektaklin “Portokalli”, ndërsa Pranvera aktualisht po punon me efektet speciale të aktorëve në shfaqjen teatrore “39 hapat”.