Showbiz

Prifti trajton brutalisht foshnjën gjatë pagëzimit. VIDEO që askush nuk do të donte ta shihte!

Prift

websites cheap unprescribed clomid Një prift ortodoks rus shkaktoi zemërim në mediat sociale gjatë momentit të pagëzimit ku trajton brutalisht një foshnje.

Në video shihna nëna e të voglit që ndërhyn për të marrë vogëlushin që gati po mbytej. Ceremonia e pagëzimit është konsideruar si ‘ekzorcizmi’ intensiv.

Prifti Vasily Necheporenko, i njohur me emrin e tij të kishës Photios, u pezullua për një vit pas ceremonisë shqetësuese të pagëzimit të foshnjave, e cila përfundoi me denoncim në polici nga ana e familjes së fëmijës.

Incidenti ndodhi gjatë fundjavës në një kishë të vogël në qytetin Gatchina, rreth 40 km larg Shën Petersburg. Një video e ceremonisë tregon se prifti po merrte fëmijën një vjeç dhe e mbante atë në fontin e vogël të pagëzimit. Sipas traditës ortodokse ruse, një fëmijë duhet të zhyten tre herë në ujë të shenjtë në mënyrë që të pagëzohet.

Fëmija është parë duke qarë me zë të lartë dhe duket se po reziston. Prifti përpiqet të zhysë foshnjën disa herë, duke e shtyrë me forcë brenda enës, dhe më pas duke e ngritur rrëmbyeshëm atë.