Pozat e nxehta të Kasem Hoxhës, partnerit skenik të Ledina Çelos

U komentua si “prezantuesi i ngurtë” i Ledina Çelos, e cila nga ana tjetër ngjalli shumë diskutime për fustanin transparent që veshi në skenën e festivalit të 55-të të Këngës në RTSH. Po kush është realisht Kasem Hoxha, 48 vjeçari nga Tirana që u largua me ambasadat dhe kthehet si aktor i madh? Këto foto dëshmojë suksesin dhe etiketimet nga mediat e fansat e huaj si “djali hot” i kinemasë. Aktori shqiptar me famë ndërkombëtare numëron më shumë se 40 role në kinema. Për publikun shqiptar është bërë i njohur me filmin “Alive” të Artan Minarollit. Viti ’90-të e përfshiu në grupin e protestave të para kundër regjimit, një motivim i fortë që e bëri të largohej nga Tirana me valën e parë të Ambasadave. Pasioni për kamerën që mbeti një ëndërr në Shqipëri, u bë realitet në Gjermani, ku pati kulminacionin e aktivitetit artistik më serialet televizive dhe prodhimet e kinemasë gjermane.