Poni rrëfen anën tjetër të karrierës: Si ia dola në këtë botë të egër ku hiena vishte lëkurën e qengjit

Këngëtarja e njohur Shqiponja Karafili (Poni) ka publikuar disa minuta më parë një video të 12 viteve më herët kur ishte e ftuar në emisionin ‘Top Shoë’. Në sekuencën e publikuar ajo këndon një këngë labe që është shumë domethënëse për të gjithë ata që janë nga treva përkatëse. Për më tepër, siç Poni ka treguar në atë kohë ka qenë 24 vjeçe dhe duket qartë që nuk ka ndryshuar pothuajse fare, pavarësisht se koha ka kaluar. Këngëtarja ka shkruar krahas videos një mesazh shumë të veçantë dhe motivues për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që kanë nevojë për mbështetje, shkruan Ëho. “Me këtë video dhe kujtim shumë të bukur, më kaluan 12 vite para syve si film.

Atë film që e kisha ëndërruar, por që nuk besoja se ëndrrat bëhen realitet dhe nga ajo ditë jetën e kam pasur vetëm këngë dhe e rrethuar nga njerëz, miq, kolegë, dashamirës nga të cilët kam mësuar shumë. Jam mirënjohëse me shpirt, gjithë ju që më keni dashur, mbështetur dhe mbrojtur ndonjëherë ndaj intrigës pa të cilën dikush nuk bën dot! Jam e lumtur që ata sy kanë mbetur të njëjtë edhe sot! Mbeten të njëjtët dhe kur lotuan e i drejtohesha Zotit! Do t’ia dal dot o Zot, në këtë botë të egër ku hiena vishte lëkurën e qengjit dhe t’i i besoje sepse të dukej qengj! Miq ishte thjesht një reflektim, asgjë më shumë! Ndiqni yllin tuaj, se e keqja nuk triumfon kurrë, mos u dorëzoni dhe në ditën më të vështirë! Thuaj vetes unë do ta bëj dhe bëje ndiq instinktin dhe zërin e zemrës tënde! Pa patur frikë nga askush. Me shumë dashuri Poni, 24 vjeç në ‘Top Shoë’ e ftuar tek Alban Dudushi për të kënduar këngën që i këndohet çdo fëmije në Labëri që në djep! Kënga Labe”, shkruan Poni. Gjërat nuk janë aq të lehta sa duken dhe Poni e ka vërtetuar plotësisht këtë fakt me postimin në fjalë.