Plagosi me thikë kunatin, 17-vjeçarja lihet e lirë nga Policia. Si nisi sherri (Emrat + detaje)

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, konkretisht në zonën e Kamzës, ndërsa autore dyshohet të jetë një 17-vjeçare, e cila ka qëlluar mbi kunatin e saj.

Mësohet se ky i fundit ka shkuar në banesën e saj nën efektin e alkoolit, dhe e ka kërcënuar vajzën e re, e cila dyshohet që të ketë vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Sipas dëshmisë që ka dhënë në Polici 17-vjeçarja, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ajo e ka qëlluar kunatin e saj në sherr e sipër, pasi ky i fundit i kishte drejtuar thikën. Mësohet se personi i plagosur ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

“Një konflikt në familje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kamzës. Në gjendje të dehur i plagosuri është konfliktuar më kunaten dhe vëllain ku ka mbetur i lënduar. Policia mbërriti në vendngjarje ndërsa kanë kryer veprimet e para”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë së Tiranës.

”I plagosuri është dërguar në spitalin e traumës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kunata 17 vjeçare është proceduar në gjendje të lirë. Në deklarimet e para ka pretenduar se kunati në gjendje të dehur ka tentuar ta vrasë me thikë. I plagosuri është Arjan Metallari. 17 vjeçarja është Gj.Metallari”, njofton më tej policia.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.5, proceduan penalisht në gjëndje të lirë një18 vjeçare,   pasi dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës kunatin e vet shtetasin A.M.,40 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.