Personat me tatuazh kanë më shumë shanse të punësohen

Rreth 47% e mijëvjeçarëve (22-37 vjeçarëve) kanë tatuazhe.

Por, personat me tatuazhe gjithashtu e përbëjnë një pjesë të madhe të forcës punëtore.

Diskriminimi në punë për shkak të tatuazheve ka qenë praktikë e zakonshme deri para pak viteve, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe tatuazhet shihen si gjë pozitive në vend të punës.

Një studim i fundit ka zbuluar se paragjykimet ndaj punëtorëve me tatuazhe më nuk ekzistojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fakt, meshkujt janë edhe më të prirë të punësohen nëse e kanë një apo më shumë tatuazhe.

Hulumtimi po ashtu ka zbuluar se nuk ka ndonjë pabarazi në rrogë mes njerëzve që kanë tatuazhe dhe atyre që nuk kanë.

Pavarësisht se ende ka skepticizëm sa i përket kësaj çështjeje, e veçanërisht te personat me numër tejet të madh të tatuazheve në trup, gjërat duket se kanë filluar të ndryshojnë dhe kompanitë më nuk po e shohin këtë si problem.

Tatuazhet tani janë bërë fenomen natyral jo vetëm në industritë e sportit dhe argëtimit, por edhe në botën e korporatave dhe politikës.

Jack Dorsey, themelues dhe drejtor i “Twitter”, si dhe Justin Trudeau, kryeministër i Kanadasë, janë dy shembuj të njerëzve në pozita lidershipi që kanë tatuazhe.