Përfshihet nga flakët një makinë në mes të Bllokut, ja dyshimet e para (VIDEO)

Është përfshirë nga flakët një automjet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Mësohet se makina ka qënë e parkuar aty pasi po shpërndante furnizimin në një lokal.

Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen policia dhe forcat zjarrëfikëse të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Dyshohet paraprakisht se makina ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(K.H/Faxweb.al)