Për Ermal Mamaqin, Elvana Gjata nuk do fitojë vetëm Festivalin e RTSH-së po edhe Eurovizionin

Dihet tashmë miqësia e ngushtë mes Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës. Dy artistët përkrahin njëri-tjetrin në projektet e tyre personale e janë “fansat” më të zjarrtë për tjetrin.

Së fundmi Elvana postoi këngën konkurente në Festivalin e RTSH-së dhe komenti i Ermalit është ai që na ra në sy në mesin e gjithë komplimenteve.

https://www.instagram.com/p/B52mUePn2u5/?utm_source=ig_embed

“Hajt shyqyr mo që do fitojmë një herë Eurovizionin” shkruan Ermali duke lënë të kuptohet se për të Elvana jo vetëm që do shpallet fituese e Festivalit të RTSH-së por dhe e Eurovizionit.

Ermal-2

Që Shqipëria të jetë fituese e Eurovizionit e duam të gjithë por na mbetet të presim shpalljen e fituesit të Festivalit të RTSH për të ditur këngëtarin/en që do na përfaqësojë. /News31.al