Për ditëlindjen e 18-të djali i Michael Jackson blen shtëpinë 2.6 milion dollarëshe

Pak ditë pas ditëlindjes së tij të 18-të, më i riu i fëmijëve të këngëtarit të ndjerë Michael Jackson, blen shtëpinë marramendëse.

Blanket Jackson ashtu si të gjithë motrat dhe vëllezërit e tjerë, tashmë ka shtëpinë e tij, një rezidencë që ka kushtuar plot 2.62 milionë dollarë.

Shtëpia që gjendet në Calabasas ka një sipërfaqe prej 6.383 metër katrorë e ndërtuar në vitin 1990, raporton “Variety”.

E mobiluar me një stil mesdhetar, rezidenca ka 6 dhoma gjumi, 7 banjo, 3 garazhde si dhe 2 oborre një para dhe një pas shtëpisë.