Për 1 muaj arrin format perfekte trupore, me një video Tayna tregon rezultatet e pabesueshme nga palestra

Tayna ka vetëm 1 vit që është bërë pjesë e industrisë së muzikës, por sot është një ndër artistët më të kërkuara nga ana e publikut. Brenda këtij viti reperja ka realizuar një sërë këngësh, duke plotësuar repertorin e saj muzikor. Duke pasur gjithë këtë famë, Tayna tashmë është e ftuar pothuajse çdo mbrëmje në ‘clubet’ e natës.

Pavarësisht se në këto ‘clube’ artistët fitojnë shuma të mëdha parash, është edhe një punë tepër e lodhshme për ta. Megjithatë kjo gjë nuk e ka penguar Taynan që të vazhdojë aktivitetin normal për përkujdesjen ndaj trupit. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale reperja ka treguar se ushtrohet intensivisht në palestër dhe rezultatet tashmë janë të dukshme. Ditën e sotme Tayna ka publikuar një video nga ditë të ndryshme nga stërvitja në palestër dhe ka zbuluar sa shumë ka ndryshuar trupi i saj për një muaj. Ajo ka treguar se ndryshe nga personat e tjerë që duan të heqin kilogramët e tepërt, Tayna e ndjek palestrën për të shtuar disa kile. Tashmë ajo ja ka arritur qëllimit, sepse për një muaj ka shtuar 7 kilogramë.

“Kam fituar 7 kilogramë për 1 muaj. Edhe me koncerte çdo natë, nuk do të ndalem”, ka shkruar reperja bashkëngjitur videos së publikuar. Nga videoja shihet qartë se Tayna ka forma perfekte trupore dhe mesa duket ajo është e vendosur për të vazhduar më tej stërvitjen e saj. Kujtojmë se për sa i përket pjesës muzikore, reperja ka publikuar së fundmi këngën “Caliente” dhe pritet që të realizojë së shpejti projekte të reja. /revistawho.com