Pasi Xhesi konfirmoi se kishte qenë e lidhur me të, Robert Berisha habit me veprimet e tij

Modelja shqiptare Xhesika Kadiu konfirmoi tre ditë më parë se ka qenë në një lidhje me Robert Berishën, por nuk janë më bashkë.
Por në këto postime në Instastory, ajo la të kuptohej se dëshiron të rikthehet me Robertin. Ndërkaq, Xhesi në një postim tjetër sqaroi se nuk ia prishi martesën Robertit me Norën, pasi dyshja kishin kohë që u ndanë.
 Rob-2
Mirëpo, Roberti që është një person publik dhe gjithmonë ka folur mbi aspektet e jetës së tij private, ka zgjedhur të heshti në këtë rast dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë.
 Rob-3
Në Instastory ai ka bërë njoftime mbi koncertet e rradhës, ku i fundit është një në të cilin do këndojë me Nora Istrefin.