Pas suksesit të ‘Bye Bye’, Rita Ora uron publikisht Dafinën dhe Tayna-n me këto fjalë

Pas suksesit të këngës më të fundit nga Dafina Zeqiri dhe Tayna, artistja e njohur me famë ndërkombëtare, Rita Ora, nuk ka ngurruar t’i urojë vajzat në llogarinë e saj në rrjetet sociale. Rita ka ndarë në ‘Instagram-in’ e saj një foto të videoklipit, krah së cilës ka treguar se është shumë krenare për prejardhjen e saj.

Rita-Ora-2

“A mund të them që ne vajzat kosovare jemi kaq të mira, e dashuroj vendin prej nga jam. Dhe e adhuroj të shikoj femrat të kenë kontroll, të jenë vetvetja dhe të inspirojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe që i shfaqni vajzave të tjera se është mirë të jenë të lira dhe tërheqëse në të njëjtën kohë”, ka shkruar Ora në postimin e saj më të fundit, i cili është ripublikuar më pas edhe nga vetë këngëtaret, shkruan Who.

Me siguri fansat e vajzave janë emocionuar shumë pas këtij veprimi, i cili shpreh hapur vlerësimin e Ritës ndaj këtij projekti dhe dy këngëtareve. Edhe më parë Ora ka treguar me krenari prejardhjen e saj dhe faktin se Kosova mbart në vetvete shumë talente.